2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Mushkolaj: Veliu e Haziri po sillen sikur të jenë pronarë të LDK-së

Deklarimi i kryetarit të Pejës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, se ai duhet të jetë kandidat për kryeministër nga radhët e kësaj partie, ka bërë që të ‘fortit’ e LDK-së, të reagojnë.

Dy nënkryetarët e LDK-së, Agim Veliu e Lutfi Haziri, kanë qenë ata që kanë reaguar pas shprehjes së vullnetit nga Muhaxheri që të jetë kandidatë për kryeministër.

Këta dy nënkryetar të LDK-së, ndonëse i kishin dhënë epitetin e “njeri i mirë”, kryetarit aktual të Pejës, ia kanë përkujtuar ati ,se LDK ka kryetarin dhe se për kandidaturën për kryeministër vendosin organet e partisë.

Por, sipas analistit të çështjeve politike, Imer Mushkolaj, dy nënkryetart po sillen sikur të jenë pronarë të LDK-së.

“Agim Veliu dhe Lutfi Haziri ende sillen në mendësinë e  pronarëve të LDK-së. Ideja se ata janë prej themelimit ose prej të parëve që janë në këtë parti,  po duket se po u  jep të drejtë të shprehen në këtë formë dhe në një far mënyre, po e paragjykojnë këdo tjetër që kish mund me qenë krye të LDK-së”, është shprehur Mushkolaj për lajmi.net.

Ai ka vlerësuar se LDK po vazhdon të jetë e mbyllur ende për njerëz të ri, kur është në pyetje lidershipi i saj.

“Po duket se mendësia e mbylljes të LDK ende ekziston, nuk po them se ajo nuk është hapur me pranuar figura të reja, por mendësia e mbylljes kur vije puna tek lidershipi i partisë, ai të mbetet në këtë qarkun e ngushtë te njerëzve që tash më dihen se janë ndër të parët në LDK. Me këtë logjikë kanë funksionuar edhe Veliu edhe Haziri në reagime e tyre”, ka thënë Mushkolaj.

Sipas tij, kjo qasje e LDK-së duhet të ndryshojë sepse do të jetë në dëm të partisë.

Ai ka thënë se Muhaxheri i ka sjellë një nga fitoret më të mëdha LDK-së në zgjedhjet lokale, dhe gatishmëria e tij për të qenë kandidatë për kryeministër është krejt legjitime.

“Besoj që unë duhet të jem kandidatë për kryeministër. Kam qeverisur mirë dhe kam fituar pa balotazh. Nuk shoh ndonjë kandidaturë tjetër”, ka deklaruar dje për media Muhaxheri.

E reagimi i Lutfi Hazirit për dëshirën e Muhaxherit që të jetë kandidatë për kryeministër, ka qenë se LDK ka kryeartin, por për kryetarin e Pejës kishte një vlerësim si njeri dhe si udhëheqës komune.

“Ne kemi kryetar të LDK-së dhe natyrisht kryetari i LDK-së është Isa Mustafa, dhe të tjerët i kanë detyrat e tjera. Gazmend Muhaxheri është shumë i mirë, definitivisht. Edhe kryetar i Pejës edhe njeri i mirë”, ka përfunduar Haziri.

Ndërsa, që Agim Veliu kishte deklaruar se deklaratat e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit, që ai duhet të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër të Kosovës, janë çështje vullneti, mirëpo, në fund, vendosin organet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kujtojmë se LDK nuk kishte mirëpritur mirë as kandidimin e Vjosa Osmanit për kryetare të partisë në zgjedhjet e fundit të brendshme. Ajo kishte akuzuar disa herë partinë për shantazhe ndaj delegatëve të LDK-së, gjatë procesit zgjedhor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img