3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Gjukanoviq: Mendimi se Serbia mund ta kthejë Kosovën, është humbje kohe

Kanidati për president në Mal të Zi, Milo Gjukanoviq ka deklaruar se Serbia e ka humbur luftën për Kosovën.

Ai ka thënë se Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës, pasi kjo i shkon përshtati stabilitetit në rajon.

“Serbia e sotme nuk vendos për Kosovën, ajo vetëm e ka marrë faturën për disfatën e pësuar më herët”, ka vlerësuar Gjukanoviq.

“Të gjithë ata që mendojnë se në ndërkohë janë përforcuar aq sa janë në gjendje ta ndryshojnë realitetin e pafavorshëm për Serbinë, vetëm sa e shpenzojnë kohën e qytetarëve të Serbisë”, ka thënë Gjukanoviq, shkruan Novosti.

Lider i PDS-së ka shtuar se Mali i Zi nuk do të kishte qenë mike më e madhe e Serbisë nëse, në kundërshtim me pikëpamjen e vet, do ta ushqente atë iluzion.

Ai ka thënë se serbët në Mal të Zi kanë po ato të drejta që kanë popujt tjerë në këtë vend.

“Liderët e opozitës, mbi shpinën e serbëve në Mal të Zi, ia japin vetes rëndësinë që nuk e kanë, në radhë të parë duke u paraqitur si përfaqësues ekskluzivë të interesave të serbëve në Mal të Zi gjë që, thjesht, nuk është ashtu”, ka thënë.

Ndryshe zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi mbahen më 15 prill.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img