3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Reagon ministri Lekaj për ngritjen e aktakuzës, nuk e përmend dorëheqjen

Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ndaj ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka reaguar ky i fundit.

Lekaj i akuzuar për korrupsion gjatë kohës sa ka qenë kryetar i Komunës së Gjakovës, ka thënë se subvencionet gjatë asaj kohe janë shpërndarë në mënyrë të ligjshme.

Andaj, ai nuk paralajmëron dorëheqje, por thotë se do të vazhdojë të kryej punë pa marrë parasysh tendencën dhe presionin.

Deklarata e Ministrit:

“Po lexoj në media që organet e drejtësisë paskan ngritur një aktakuzë për një çështje të para 10 viteve. Krejt çka mund të them tani për tani është se në asnjë rast e rrethanë nuk kam vepruar ndryshe përveçse në harmoni me ligjin dhe në ndihmë për qytetarët e shumtë që kanë përfituar nga subvencionet, të cilat i ka shpërndarë Komuna e Gjakovës. Ashtu siç kam qenë, do të vazhdoj të jem në krye të detyrës, për të përmbushur obligimet tona ndaj qytetarëve dhe vendit tonë. Cilido që do të jetë epilogu i organeve të drejtësisë, jam i gatshëm ta respektoj. Por nuk do të ndalemi në punën tonë, pa marrë parasysh tendencën dhe presionin.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img