Sipas tij, kjo vizitë mund të sjellë një ndryshim në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Ai theksoi se Franca së bashku me Gjermaninë ‘funksionojnë në boshtin e BE-së’ dhe diplomacia franceze mund të ndihmojë për të zgjidhur problemin me Kosovën, transmeton lajmi.net.
“Ministri francez vjen kur Franca është e angazhuar në Siri, kjo gjë tregon sesa të kujdesshëm janë ata për të sjellë marrëdhëniet politike në një nivel më të lartë”, ka thënë Dikliq.
Dikliq ka theksuar se përveç bashkëpunimit politik, Franca ka edhe ekonomi të zgjeruar në Serbi.