Kjo edhe përkundër qëndrimit të avokatëve që ishin “pro” qëndrimit të publikut në sallë.
Avokati, Ramiz Krasniqi, që në këtë proces gjyqësor mbron të akuzuarin Sadri Ramabajanë ka thënë në gjykatore se publiku domosdoshmërisht të qëndrojë në sallë për të ditur të vërtetën se çfarë ka ndodhur.
Prokurori i rastit, Sylë Hoxha, ka kërkuar përjashtimin e publikut pasi që ka thënë se në këtë aktakuzë përfshihet edhe një vepër penale e dhunimit që i ngarkohet Avni Llumnicës.
Por, mbrojtësi i tij, Naim Rudari, ka thënë se ata janë “pro” qëndrimit të publikut në sallë pasi që nuk ndihen fajtor për këtë vepër.
Reagime kundër përjashtimi ka pasur edhe nga ana e publikut.