Skuadra e Barcelonës ka publikuar listën e lojtarëve që do të udhëtojnë për në Itali.
Katalunasit të martën (10 prill) luajnë ndeshjen kthyese në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, kundër Romës, shkruan IndeksOnline.
Trajneri, Valverde menjëherë pas fitores së djeshme në La Liga kundër Leganesit (3 me 1), ka publikuar listën e lojtarëve që do t’i merr me vete për në Romë.
Kujtojmë se ndeshja e parë mes dy ekipeve u mbyll me fitore të katalunasve me rezultat 4-1.