-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kjo është origjina e përshëndetjes me dy gishta (V)

Shenja me dy gishta në formë V-je ka disa kuptime.

Shumë njerëz kujtojnë Presidentin amerikan Richard Nixon, i cili e përdorte shpesh këtë gjest, si dhe Winston Churchill-in, i cili e përdorte atë si shenjë për fitoren (në anglisht, Victory).

Churchill e ndryshoi drejtimin e V-së, duke e treguar pëllëmbën e kthyer së jashtmi, për të shmangur konotacionet e turpshme që simboli kishte në Britaninë e Madhe, nëse performohej me pëllëmbë të drejtuar së brendshmi.

Në vitin 1960, V-ja u bë simboli i paqes.

Sot përdoret më së shumti si shenjë paqeje, shenjë e përshëndetjes së njerëzve të njohur etj.

Shenja V u përdor për herë të parë, nga sa dimë, nga një harkëtar britanik, pas fitores së Betejës së Agincourt-it në vitin 1415.

Një harkëtar francez e kishte kërcënuar se do t’i priste dy gishtat, të cilat mbanin harkun.

Pas betejës, harkëtarët britanikë tregonin dy gishtat, për të thënë se ishin të padëmtuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img