Zëvendësministri Faton Thaçi sot priti ne takim përfaqësuesit të prodhuesve të pemëve dhe perimeve në Republikën e Kosovë Armend Malazogu, që u diskutuan kryesisht barrierat e prodhuesve vendor.
Zëvendësministri Thaçi tha se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të ndërmarr të gjitha masat që prodhuesit vendor të jenë të barabartë në treg.
“Ne si MTI do te ndërmarrim masat ligjore për të vendosur rend dhe rregull ashtu që në rend të parë të mbrohet konsumatori, shëndeti i tij dhe mos të lejohet pa barazia në treg ndërmjet prodhuesve vendor dhe importueseve”, tha Thaçi.
Përfaqësuesit e prodhueseve te pemëve dhe perimeve në Kosovë falënderuan ftesë dhe gatishmërinë e Institucioneve Qeveritare për të ndërtuar partneritet të bashkëpunimit të ndërsjellët në ndërtimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Ata u shprehen falënderues ndaj institucioneve që për herë të parë prej pas lufte ftohen nga një kabinet i MTI për t’i dëgjuar shqetësimet dhe barrierat e prodhueseve vendor.
Në fund të takimit u rakorduam që fryma e takimit dhe bashkëpunimit të këtij nivel të vazhdojë në kontinentet në mënyrë të vazhdueshme sipas nevojave.
“Ndihem krenar dhe mirë që para vetes kam heronjve të zhvillimit ekonomik të vendit tim. Do të jem rojtar dhe në shërbimin tuaj në çdo moment dhe kohë për t’iu shërbyer brenda kornizave ligjore, vetëm e vetëm ekonomia e vendit tim të lulëzojë. Qeveria aktuale është e gatshme t’i mbështet e stimulojë fuqishëm prodhimet vendore në dy rrafshe si: 1. Në përkrahjen përmes grantëve dhe subvencioneve si dhe në politik bërjen me infrastrukturë ligjore të zbatueshme mbrojtëse brenda rregullave te BE që garantojnë zhvillim ekonomik dhe mbrojtje ligjore të prodhimeve vendore”, tha Thaçi në fund të takimit.