7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Vijon “lufta”, SHBA shënjestron oligarkët rus

SHBA ka vendosur sanksione mbi shtatë oligarkë rusë dhe 17 zyrtarë të lartë qeveritarë, duke i akuzuar ata për aktivitete keqdashëse në të gjithë botën. 12 kompani në pronësitë e oligarkëve, një kompani armësh në pronësi të shtetit dhe një bankë, janë po ashtu objekt sanksionesh.

Sekretari i Thesarit në SHBA, Steven Mnuchin, tha se dënimet kanë në shënjestër ata që përfitojnë nga sistemi i korruptuar i Rusisë. Lëvizja është një reagim ndaj përzierjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016 – tha Mnuchin, por edhe për veprimet e Kremlinit në Krime, Ukrainën lindore dhe Siri.

“Qeveria ruse vepron në favor jo proporcional të oligarkëve. Ajo është fajtore për aktivitete kibernetike keqdashëse dhe sanksionet kanë në shënjestër ata që përfitojnë nga regjimi i Putinit”, u shpreh Mnuchin.

Ky është një nga veprimet më agresive të ndërmarra nga administrata trump deri më tani, kundër Moskës. Rusia ende nuk ka reaguar ndaj këtij ndëshkimi të fundit.

Mes të shenjtëruarave, është Oleg Deripaska, një manjat miliarder i aluminit dhe i afërt me Putinin. Muajin e kaluar SHBA vendosi sanksione mbi 19 rusë, duke i akuzuar për ndërhyrje në zgjedhjet e 2016 dhe sulme kibernetike. SHBA po ashtu ka dënuar dhjetëra diplomatë rusë si kundërpërgjigje ndaj helmimit të një ish agjenti rus në Britaninë e madhe.

Top Channel

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img