7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Grabovci i kërkon falje Krasniqit, mirëpo kështu ia kthen ky i fundit!

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovcit i janë nevojitur përafërsisht shtatë vite që t’i kërkojë falje ndaj dy ish-kolegëve të tij. Ai vetëm sot i ka kërkuar falje, Jakup Krasniqit dhe deputetes Flora Brovina, kësaj të fundit që i kishte kërkuar falje edhe në të kaluarën.

Por për dallim që Grabovci ishte detyruar t’i kërkojë falje edhe një komunitetit në Kosovë, kur i quante “maxhup”, ai vetëm sot i ka kërkuar falje Jakup Krasniqit.

Grabovci në një bisedë me ish-kryeministrin, tani president, Hashim Thaçin, e kishin quajtur Jakup Krasniqin me termin “Jakupovski”

I kontaktuar nga Insajderi, kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se kërkim falja e Grbovcit është e vonë, por shton që:”më mirë vonë sesa kurrë”.

“Gjithka që kam pasur ta them e kam thënë, nuk po du të merrem më me të. Një fjalë e urtë e popullit thotë: më mirë vonë sesa kurrë”, ka thënë Krasniqi.

I pyetur se a e ka falur Grabovcin për fjalimin e tij në “Dosjën e Shefave”, ai thotë “nuk po them që e kam falur e as që nuk e kam falur”.

“Nuk po them që e kam falur e as që nuk e kam falur. Nuk po du të merrem me të”, ka thënë Krasniqi.

Në një bisedë telefonike, Thaçi e pyeste Grabovcin, se a ka ndryshuar Jakup Krasniqi.

“A ja kish lon’ ktij (Jakup Krasniqit) naj troh hiq?”, pyeste Thaçi.“Po ja ka lon. Po ai është me sheqer, burrë i fortë. Në mbledhje të grupit aty nisi do far filozofie pa lidhje…”, ia kthente Grabovci në mbledhjen e Kryesisë gjatë diskutimit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2012.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img