Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është i pranishëm sot në konferencën ‘Skenarët e Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ajo çfarë bie në sy është disponimi i presidentit Thaçi. Siç duket presidenti është aq në disponim sa në shumë raste mezi kontrolloj të qeshurat.
Zhvillimet e fundit në vend po duket se nuk kanë ndikuar shumë në disponimin ditor të Thaçit, i cili sot është i pranishëm në këtë konferencë bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj me të cilin është parë edhe më i afërt si dhe në të njëjtën tavolinë është i pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Ambasadori i Amerikës, Greg Delawie.