4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti turk në Kosovë: Gylenistët terroristë, ja faktet!

Deputeti i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, njëherësh anëtar i Grupit 6+, Fikrim Damka e ka quajtur hap pozitiv arrestimin e gjashtë gylenistëve në Republikën e Kosovës.

Gjatë seancës parlamentare, deputeti Damka e ka quajtur organizatë terroriste “FETO”-n, e cila, sipas tij, po mbrohet nga disa media.

Sipas Damkës, shumica e mediave në Kosovë janë munduar t’i japin karakter të pafajshëm FETO-s e cila është krijuar para 50 vitesh nga Fetullah Gulen.

“Para 10 vitesh, akademikë, gazetarë, politikanë, janë dënuar nga organizata FETO. 15 korrik 2016 ka bërë tentim puqi ndaj Erdoganit. 248 qytetarë kanë humbur jetën, mbi 2000 të plagosur”, është shprehur ai, duke shtuar se gjatë hulumtimeve është treguar se ishte qëllimi i rrëzimit të qeverisë dhe kthimin e Gulenit në Turqi.

Më tej, deputeti turk në Kuvend ka folur edhe rreth raportimit të portalit “Indeksonline” rreth fakteve të arrestimit për gjashtë gylenistët në Kosovë.

“Një pjesë e personave kanë vepruar në maskën e mësimdhënësit por në anën tjetër janë marrë me gjëra ilegale. Si ka ndikuar mjeku në fjalë për procese gjyqësore. Qarkullimi vjetor i 60 milionë eurove”, është shprehur ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img