4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: 344 persona janë deportuar vjet nga Kosova, s’është pyetur as kryeministri e as presidenti

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku po mbahet debat parlamentar lidhur me arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq në Kosovë, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës me çdo kusht duhet kuptojnë rolin dhe mandatin e secilit akter në këtë rast.

“Me të drejtë është shtruar nevoja që qytetarët të kuptojnë rolin dhe mandatin e secilit prej nesh. Si Ministër i Drejtësisë dëshiroj të qartësoj se kjo paraqitje nuk lidhet me gjykimet personale, por lidhet me obligimet e mia ligjore. Më duhet të sqaroj se nuk kam asnjë përgjegjësi publike direkte, mirëpo jam i gatshëm të ballafaqohem në çfarëdo instance ndaj çdo pretendimi tjetër” , deklaroi Tahiri.

“Në komentimin e kësaj ngjarje ka pasur edhe terminologji juridike kur është përmendur ekstradimi.  Mirëpo, autoriteti final për ekstradim është Ministri i Drejtësisë, me këtë rast nuk ka pasur një vendim nga Ministri i Drejtësisë, pra nuk kemi pasur të bëjmë me vendim gjykate apo me ekstradim”, shtoi Tahiri.

Tahiri shtoi se procedura për ekstradim fillon me kërkesën e shtetit tjetër, pastaj me vendimin e Gjykatës e krejt në fund me Ministrin e Drejtësisë, raporton lajmi.net.

“Pra tek në fund Gjykata vendos për ekstradim dhe vendimi sillet tek Ministri, do të thotë që Ministri dhe Gjykata vendos për ekstradim, dhe deri më tash ne kemi ekstraduar 47 persona,  mirëpo as edhe njëherë të vetme nuk e kam informu Kryeministrin apo Presidentin për këto raste”, tha ai.

“Sa i përket deportimeve dua të ju informoj se në 2017-tën janë deportuar 344 persona, për këta persona nuk është pyet as Presidenti as Kryeminstri , sepse është përgjegjësi e Policisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, pra duhet ta bëjmë dallimin mes deportimit dhe ekstradimit”, qartësoi Ministri Tahiri.

Ministri Tahiri sqaroi edhe arsyen se pse deportimi u bë me aeroplan privat për në Turqi.

Çdo dëbim apo transferim bëhet në bashkëpunim mes dy vendeve. Ne nuk kemi mundësi që të organizojmë ekstradime me aeroplanë privat dhe policët bëjnë përcjelljen në linjë ajrore publike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img