-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Dënimet kundër korrupsionit janë rritur ndjeshëm

Në mbledhjen e thirrur nga Presidenti Hashim Thaçi për Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit, ka folur edhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Tahiri ka thënë se ministria që ai drejton është duke avancuar, sa i përket luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas tij, aty ku është parë e nevojshme, dënimet që lidhen me korrupsion janë rritur ndjeshëm.

“Dënimet për veprat penale që lidhen me korrupsion, dhe aty ku ka qenë e përshtatshme, dënimet janë rritur ndjeshëm. Sa i përket ligjit për mbrojtjen e informatorëve, në prill do të sillet në qeveri për ta zbatuar këtë. Për publikim e pasurisë do të kemi në prill po ashtu për konfiskimin e pasurisë së zyrtarëve. Ministria e Drejtësisë ka arritur të parandalojë ligjin për prokurorin e shtetit e cila ka kaluar për lexim të dytë në kuvend. Masa tjera kundër korrupsionit, MD ka identifikuar edhe masa tjera që ndikojnë drejtpërdrejt në kundër korrupsion”, tha Tahiri.

Ndërkaq, presidenti Hashim Thaçi, në këtë takim ka thënë se Kosova ka shënuar progres në këtë proces të luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, por se duhet ende punë për të bërë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img