Tutje presidenti ka thënë se në raportin e AKI-së, thuhet se të deportuarit ishin të rrezikshëm për sigurinë e vendit pasi kanë kryer aktivitete të paligjshme në vend.
“Deri më tani kam një raport të hollësishëm, i cili është dëgjuar edhe nga kryeministri, Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe të tjerë. AKI në mënyrë të detajuar sqaron arsyet qe kanë quarë deri te arrestimi dhe kërkesa për deportimin e shtetasve turq. Arsyeja e vetme ka të bëjë me veprime të paligjshme në Kosovës. Ata kanë qenë të përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në Kosovë”, ka thënë presidenti.