Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar në emër të PDK-së lidhur me veprimin e djeshëm për arrestimin e gjashtë shtetasve turq dhe depërtimin e tyre nga territori i Kosovës.
Krasniqi me këtë rast ka theksuar se qytetarët por edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nevoje për informacione shtesë lidhur me gjithë zhvillimet e djeshme.
“Padyshim që edhe ne këtu po besoj edhe qytetarët e Kosovës janë të shqetësuar nga zhvillimet djeshme.Unë besoj se janë dy arsye kryesore të cilat realisht na kanë shqetësuar e par ndërlidhet me respektimin e të dhjetrave të njeriut, duke përfshirë 6 turqit që janë deportuar nga Kosova dhe poashtu me respektimin e procedurës së rregullt në një situatë të tillë ku ka ende pyetje pa përgjigje. Arsyeja tjetër është paqartësia në vendimmarrje lidhur me aksionin, gjë që besoj nuk e ka bërë mirë askënd kur kemi –parë udhëheqë institucional që kanë deklaruar se nuk janë të informuar dhe nuk dinë se si ka ardhur deri tek ky informacion.Përtej deklarimeve politike ne sot dhe ditët në vijim kemi nevojë për informacione të saktë dhe qartësim të kësaj situatë.Është e tepërt që ne si përfaqësues të mbetemi peng vetëm i raportimeve mediale dhe spekulimeve që janë t shumta në 24 orët e fundit”,ka thënë Krasniqi, shkruan Indeksonline.
Sipas tij Kuvendi duhet të njoftohet për informacionet dhe efektet e këtij aksioni dhe se duhet ditur ndikimi, pozitiv apo negativ në raportet e Kosovës me të tjerët.
“Përgjegjësia e secilit është e përcaktuar dhe duhet kërkuar përgjegjësia e tyre.Është herët në mungesë të informacioneve së paku ne deputetët të kemi veprime pa e pasur qartësinë e duhur.Kërkojmë nga qeveria dhe instanca përkatëse, veprime të shpejta që ndërlidhen me informimin e plotë të institucioneve, Kuvendit dhe qytetarëve sa i përket kësaj çështje.Nëse ka interesim edhe nga përfaqësuesit e tjerë të diskutohet për këtë çështje dhe të kemi një fotografi të plotë për të ditur rreth aksionit të djeshëm”, ka përfunduar Krasniqi.