4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Delawie viziton BQK-në, uron Mehmetin për pozitën e guvernatorit

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Me këtë rast, guvernatori Mehmeti e ka njoftuar ambasadorin rreth zhvillimeve në sektorin financiar të vendit, duke vlerësuar rritjen e aktivitetit të këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit dhe shkallën e lartë të qëndrueshmërisë që gëzon ky sektor.

Po ashtu, Mehmeti ka shprehur mirënjohjen e lartë për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Qeveria e SHBA-ve për zhvillimin institucional të BQK-së që nga themelimi i saj dhe për zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi.

Ndërkaq ambasadori Delawie ka uruar Mehmetin për përzgjedhjen e tij në postin e guvernatorit dhe ka inkurajuar BQK-në të vazhdojë rrugën e saj në rregullimin e sektorit financiar dhe mbarëvajtjen e stabilitetit të sektorit.

Delawie ka theksuar se një udhëheqësi e fuqishme dhe e lartë në BQK janë kyçe për fuqinë e vazhdueshme financiare të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img