-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Këshilltari i Ramushit i reagon AKR’së: Sefajn e shkarkuam për arrestimin e gylenistëve

Përplasjet brenda koalicionit qeverisës u thelluan me vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj. Këtë nuk po e pranon AKR-ja e Behgjet Pacollit duke thënë se shkarkimi i Sefajt u bë me kërkesë të Listës Serbe, ndërsa Avni Arifi, shef i stafit të kryeministrit për Express thotë se vendimi u mor për një arsye: arrestimi i gjashtë gylenistëve.

Arrestimi i rrufeshëm i gjashtë shtetasve turq, drejtues dhe profesorë të kolegjit Mehmet Akif, që pushteti i Rexep Tayyip Erdogan i kërkon për persekutim, shtyu kryeministrin Haradinaj që sot të kërkojë dorëheqjen ministrit të Brendshëm dhe shefin e AKI’së, Driton Gashi.

Shefi i stafit të kryeministrit për Gazetën Express hedh poshtë akuzat e AKR’së se Sefaj po shkarkohet pasi këtë e kërkoi Lista Srpka pas arrestimit të Marko Gjuriqit të hënë në Veri.

“Kërkesa për lirim vjen eksplicit për ngjarjen e djeshit (arrestimi i gjashtë gylenistëve) dhe për asnjë arsye tjetër”, ka thënë Arifi.

Dita e djeshme u shënua me operacionin më misterioz ku u arrestuan gjashtë shtetas turq pa asnjë shpjegim. Arrestimet dhe depërtimet e shpejta të gylenistëve nga shoqëria civile, deputetë e analistë u cilësua si akt i turpshëm. Shtetet e BE’së dhe SHBA nuk i ka ekstraduar Turqisë asnjë gylenistë që Erdogan i konsideron përgjegjës për tentim-puçin ndaj tij.

Nuk dihet akoma saktë se cka ka ndodhur me gjashtë të arrestuarit pasi as familjarët e as avokatët e tyre nuk janë informuar. As shteti i Kosovës nuk e di se cka ndodhi me gjashtë shtetasit turq që kishin leje qëndrimi deri në vitin 2022.

Ministria e Punëve të Brendshme kishte njoftuar se gylenistëve u revokuan lejet e qëndrimit në Kosovë me urdhër të AKI’së.

Për arrestimin e shtetasve turq nuk ka asnjë nga udhëheqësit e shtetit dhe të institucioneve sqarime. Kryeministri, Presidenti dhe Kryeparlamentari thanë që nuk ishin në dijeni për arrestimin.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img