Ai ka thënë se Serbia kërkon që kufiri të jetë në urën mbi lumin ‘Ibër’.
Por sipas Dedës në krejt këtë situatë për keqardhje është mungesa e një koncensuesi nacional nga paritë shqiptare. Ai për lajmi.net ka thënë se një pjesë e lidershipit kosovarë është për ndarje të Kosovës.
“Ajo çfarë është për keqardhje është se ne në Prishtinë jemi pakoncensus nacional, një pjesë e lidershpit është për ndarje të Kosovës, ndërsa një pjesë tjetër është kundër dhe faktikisht kemi mbet pengë i veprimeve taktike pa e pasur qartësinë ku dua të shkojmë në mungesë të koncensuesit”, është shprehur Deda për lajmi.net.
Sipas tij, Kosova nuk duhet të bijë në grackën e Serbisë dhe se paritë shqiptare duhet të ulën dhe të gjejnë një koncensues nacional, që sipas tij, do të zbehte rolin e presidentit Thaçi, që siç thotë Deda po synon që ta monopolizojë këtë proces.
“Kjo do të thotë pakësim i dukshëm i rolit të kryetarit të shtetit të Kosovës, z.Thaçi, rol i cili ka qenë jashtëzakonshmit negative, jo transparent në procesin me Serbinë, i cili ai po mundohet ta monopolizoj dhe është për tu përshëndetur që edhe disa parti në qeveri nuk e përkrahin”, është shprehur Deda.
Lista Serbe ka dhënë një ultimatum Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, që nëse ata nuk e formojnë Asociacionit, një gjë të tillë do ta bëjnë një anshëm.
E lidhur më këtë paralajmërim të Listës Serbe dhe ndërhyrjen e BE-së, deputeti Deda, i cili është edhe njëri nga themeluesit e partisë, Alternativa, ka thënë se BE nuk ka mekanizma për zbatimin e marrëveshje të arritura apo penalizmin e palëve që nuk i kanë zbatuar këto marrëveshje, që sipas tij është edhe një nga të metat e procesit të bisedimeve.
Ultimatumin e Listës Serbe për formimin e Asociacionit e ka kundërshtuar edhe Qeveria e Kosovës.
Lista Serbe të martën ka marrë vendim për dalje nga koalicioni qeverisës, si reagim ndaj arrestimit të Marko Gjuriq nga Policia e Kosovës.
Ai ishte arrestuar për shkak se kishte hyrë në Kosovë pa leje të institucioneve të Kosovës.