4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Maliqi-Qeverisë: Mos i ekstradoni gylenistët me urdhër të Erdoganit

Analisti Shkëlzen Maliqi i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të mos i deportojë gylenistë e arrestuar me urdhër të Taip Erdogan. Maliqi thekson se aktiviteti i drejtorëve të arrestuar sot ka qenë legal në shkollat ku kanë ligjëruar.

“Shpresoj se dorëzimi i drejtorëve te shkollave “Mehmet Akif” Turqise është lajm i rrejshëm! Aktiviteti i tyre në Kosove ka qenë legal në shkollat qe janë regjistruar sipas ligjeve tona dhe nëse ne Kosove nuk kane qenë nen hetime se janë duke zhvilluar veprimtari te rrezikshme për shtetin tone, e as Turqia nuk ka dërguar dëshmi tjera te bindshëm se ata janë “terrorista” pos se janë “gylenista”, nuk ka pse te deportohen!”, ka shkruar ai.

Përkundrazi, siç vlerëson ai, të njëjtëve duhet t’iu ofrohet azili ose mundësia qe te zgjedhin ne cilin shtet duan te jetojnë.

“Nuk e paragjykoj aspak se kush janë dhe çfarë kane bere këta qe po thuhet se do te deportohen, por duke e ditur se me çfare histerie regjimi i Erdoganit largoi nga puna dhe i burgosi dhjetëra mija “gyleniste” dyshoj se kjo është pjese e ndjekjes se turpshme te shtigave, një fushatë masive qe po e mbron pushtetin dhe tiraninë e Erdoganit dhe jo aspak kontribut ne luftën kundër terrorizmit”, ka shtuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img