4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Institucionet e rendit kanë shënuar rezultate në sundimin ligjit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes ku u njoftua me rezultatet e punës së Policisë dhe Agjenicsë kundër Korrupsionit, ka thënë se fokusi kryesor i punës së tij është fuqizimi i sundimit të ligjit.

Haradinaj ka shtuar se mbështetja e tij edhe institucionet që ai drejton do të jetë e plotë për të gjitha institucionet e drejtësisë në vend.

Postimi i plotë i tij në facebook:

Qeveria e Kosovës, fokus kryesor të punës ka fuqizimin e sundimit të ligjit në tërësinë e tij.
Sot në takimin e shtatë të nivelit të lartë për sundim të ligjit u njoftuam nga afër me rezultatet e punës së Policisë së Kosovës dhe të Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Ndonëse, na presin edhe shumë sfida përpara, institucionet tona të rendit dhe zbatimit të ligjit kanë shënuar rezultate dukshëm më të mira në kryerjen e punëve të tyre sesa në vitin paraprak. Mbështetja ime dhe e Qeverisë do të jetë e plotë për të gjitha institucionet e drejtësisë në vendin tonë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img