Qytetarët e Kukësit dhe aktivistët atdhetarë të shtunën do të mbajnë protestë të tuneli i Kalimashit në shënjë kundërshtimi për vendosjen e taksave.
Kjo protestë do të mbahet nga ora 11:20, shkruan Indeksonline.
“Të shtunën me datë 31/03/2018, ora 11:30 te tuneli i Kalimashit do të organizohet një protest qytetare pa ndikime partiake, për t’i thënë ndal taksimit të padrejtë të rrugës së kombit. Kjo taksë demton të gjithë shqiptarët në vecanti qytetarët kuksianë dhe të Dardanisë” ,thuhet në njoftimin e thirrjes për protestë.
Para disa ditësh është bërë e ditur se në “Rrugën e Kombit” ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë do të paguhet tarifa prej 5-10 euro (vajtje ardhje).
Ndryshe, taksa për çdo vajtje-ardhje prek edhe bizneset, të cilat obligohen të paguajnë në vlerë prej 10 euro sa herë që kalojnë në këtë rrugë.