Zv.Presidenti Amerikan Joe Biden që ndodhet për vizitë zyrtare në Kosovë në një konferencë për media shprehu se Demarkacioni dhe Asociacioni i Komunave Serbe duhet të miratohen.
Duke u bazuar në fjalën e Thaçit për demarkacionin Biden theksoi ” Kjo është e rëndësishme të jeni të përkushtuar në këtë çështje. E dimë që është dashur të shtyhen disa reforma, por janë vendimet e zorshme që sjellin fryte. E dimë që dhimbjet e luftës janë ende të freskëta por e vetmja mënyrë për Kosovën është një e ardhme e përbashkët”.
Ai tha se edhe themelimi i Komunave Serbe është i domosdoshëm për arsyen se këto janë thelbësore për avancimin e Kosovës e Serbisë.
Biden tha gjithashtu se çështjen e Komunave Serbe e ka diskutuar edhe me Kryeministrin e Serbisë, Aleksander Vuçiç. Po ashtu ai ka përgëzuar presidentin Thaçi për pjesëmarrjen e tij në Grackë.
Pas fjalës të Thaçit dhe Biden nuk u pranuan pyetje nga gazetarët.