Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka mbajtur një konferencë pas takimit me shefen e BE-së për politika të jashtme, Federica Mogherini.
Vuçiq pas takimit që zgjati më shumë se dy orë, tha se i ka dëshmuar Mogherinit që Marko Gjuriq nuk ka bërë shkelje.
“Unë prezantova pikëpamjen time për situatën në Prishtinë dhe i kam treguar dokumente Mogherinit që thonë se Marko Gjuriq nuk e ka shkelur asnjë procedurë. Unë nuk do të marr seriozisht raportimin e disa medieve që thonë se dikush donte ta sakrifikonte Gjuriqin. Ne u pajtuam se është e rëndësishme për Serbinë që të ruaj paqen dhe stabilitetin. Për ne dje ishte një ditë e vështirë, por jam e bindur se kemi arritur shumë gjëra. Ne shpëtuam paqen, nuk i lejuam ata të pushtonin veriun, duke ua bërë të qartë se nuk mund të luajnë me Serbinë dhe serbët”, ka theksuar Vuçiq.
Sipas tij, Mogherini e vizitoi Beogradin sepse e dinte se ngjarja e djeshme do të ketë pasoja mbi popullin serb.
“Është fat i mirë që dje nuk kishte viktima nga përleshjet”, ka përfunduar Vuçiq.