Sonte ishte një mbrëmje fantastike për tifozët e Kosovës.
Dardanët zhvilluan tri ndeshje dhe na bënë krenarë në të tri sfidat.
Ekipi i parë mposhti Burkina Fason pastër 2:0, në miqësoren e zhvilluar në Francë.
Kosova U21 mori super-rezultat në Mitrovicë, duke barazuar me gjigantin botëror, Gjermaninë, në kualifikueset e evropianit të kësaj grupmoshe.
Ndërkohë, Kosova U19 mposhti Sllovakinë 2:1, në fazën e dytë të kualifikimeve për “Euro 2019”.
Çfarë nate e bukur!