6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Toka e Shenjët”: Kuvendi zhvendoset në Graçanicë, FSK me batalion serb…

Një dhomë e Kuvendit të Kosovës mund të bartet në Graçanicë për deputetët e komunitetit serb. Ndërsa brenda Policisë së Kosovës po kërkohet të themelohet një drejtori e veçantë për policët serb, e në FSK ky komunitete e do një batalion, i cili do të jetë i vendosur në veri të Mitrovicës. Ai do të komandohet nga një komandant serb, dhe të emërohet zv/komandanti i përgjithshëm i FSK-së nga komuniteti serb.

Këto mund të jene disa nga kërkesat qëpritet t’i shkojnë në adresë kryeministrit të Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian nga Qeveria e Serbisë, pas paralajmërimit se Lista Serbe do të dal nga Qeveria e Kosovës.

Vazhdoni leximin nën reklamë …

Kjo sipas një raporti të Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare (IKSN), është pjesë e planit sekret të inteligjencës serbe dhe ruse “Toka e shenjët”, për të provokuar trazira në Kosovë.

Infokusi, posedon listën e plotë të kërkesave të Qeverisë së Serbisë që mund të parashtrohen si kusht për riorganizim të funksionalizimit të institucioneve të cilat iu takojnë serbeve, kështu duke siguruar jetët e tyre nga siç thuhet nacionalistët shqiptar të rebeluar, e të cilët tani janë edhe duke udhëhequr me Kosovën.

Për këtë  dhe trazirat e mundshme në veri, në janar të këtij viti ishte paralajmëruar kryeministri Ramush Haradinaj, shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës dhe disa ambasada të huaja.

Infokusi gjatë ditës, bazuar në hulumtimin e IKSN-së, ka raportuar se me arrestimin e shefit të të ashtuquajturës zyrë për Kosovë në Qeverisë e Serbisë, Marko Gjuriq, të hënën në veri të vendit, ka filluar zbatimi i skenarit të inteligjencës serbe për të provokuar trazira.

Në të njëjtin hulumtim thuhet se Qeveria serbe do të dal me këto kërkesa ndaj ndërkombëtarëve dhe qeverisë së Kosovës në mënyrë që të krijohen kushte për vazhdimin e dialogut:

  1. Të themelohet një dhomë e parlamentit për komunitetin serb, i cili do të vendoset në Graçanicë për arsye sigurie të përfaqësuesve serb,
  2. Të zhvendoset kanali 2 i RTK-së në Graçanicë për arsye sigurie dhe jetë i pavarur nga RTK,

3.Të krijohet drejtoria e policëve serb në kuadër të PK, e cila do të udhëheq me zyrtarët policor serb, dhe të ketë një zv. komandant të PK nga komuniteti serb i cili ka mandatë të pavarur në udhëheqjen e policëve serb.

  1. Të krijohet batalioni i komunitetit serbe brenda FSK i cili do të jetë në veri të Mitrovicës, e cila do të komandohet nga një komandant serb, dhe të emërohetzv komandanti i përgjithshëm i FSK-së nga komuniteti serb
  2. Të krijohet një njësi e veçantë e serbëve në AKI dhe pozita e zv drejtorit ti takoj komunitetit serb
  3. Të krijohet një njësi e veçante e policëve serb si pjesë e PK dhe KFOR-it për sigurimin e trashëgimisë serbe si manastiret dhe kishat etj./INFOKUSI

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img