0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Qeveria: Ndërkombëtarët t’i bëjnë thirrje urgjente Serbisë të distancohet nga provokimet

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar pas arrestimit të shefit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në Mitrovicën e Veriut.

MPJ e ka vlerësuar si provokim hyrjen e Gjuriqit pa leje në Kosovë, “në kohën kur Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë kanë hyrë në një fazë përfundimtare të dialogut për arritjen e një Marrëveshjeve të Detyrueshme Ligjore/Traktat Paqeje në mes dy vendeve”

Sipas MPJ, hyrja ilegale e zyrtarëve të lartë shtetëror serb në territorin e Republikës së Kosovës është gjithashtu “tentim eskalimi i situatës në terren për të forcuar pozicionin në bisedime dhe nxitje e pastër e marrëdhëneve ndër-etnike”.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, kanë arritur Marrëveshje, e cila specifikon në mënyrë të qartë rregullat dhe procedurat e vizitave të zyrtarëve të lartë nga të dyja shtetet respektive”, thuhet në reagim.

MPJ ka thënë se “vlerëson se veprimi i sotshëm illegal i zyrtarëve të lartë nga  fqinji verior ishte shkelje e rëndë jo vetëm e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, por edhe e Marrëveshjes së Brukselit”.

“Ministria e Punëve të Jashtme mbetet e përkushtuar për dialog, promovim të mëtejmë të marrëdhënieve të mira ndër-fqinjërore, forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perendimor dhe përmirësimin e mirëqenies të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie, por nuk do të heshtë dhe tolerojë sjellje të tilla”, thuhet në komunikatë.

MPJ i ka kërkuar Shteteve të Kuintit, Bashkimin Evropian dhe komunitetit ndërkombëtar në përgjithësi “që t’i bëjnë thirrje urgjente shtetit serb të distancohet nga politikat dhe veprimet provokuese, që kanë synim përkeqësimin dhe destabilizimin e situatës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img