Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijanciq, u ka bërë thirrje të dyja palëve që të respektojnë marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit, mbi vizitat e zyrtarëve shtetërorë në Kosovë dhe Serbi.
“Të dy palët duhet të respektojnë marrëveshjet e arritura për vizitat zyrtare në dialogun e Brukselit” tha Kocijanciq.
Ndryshe, ende nuk ka zhvillime të reja në veri të vendit, ndërkaq që njësia speciale e Policisë së Kososvës po vazhdon qëndrimin në atë pjesë.