Lionel Messi është vetëm një gol larg ta barazoj shifrën e golave të legjendës braziliane, Ronaldo të shënuar për Kombëtaren, shkruan indeksonline.
Argjentinasi ka 61 gola në 123 paraqitje, ndërsa ish-sulmuesi brazilian ka shënuar 62 gola në 98 ndeshje.
Ndërkoh rekordin absolut për më shumë gola për një kombëtare të Amerikës Latine e mban Pele, që në 92 ndeshje ka shënuar 77 gola.
Argjentina nesër do të luaj kundër Spanjës në ndeshje miqësore dhe Messi mund të arrij të paktën të barazoj Ronaldon.