0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Paralajmëron Pacolli: Nëse ministrat serbë hyjnë në Kosovë, do të arrestohen

Zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka konfirmuar se zyrtarët serbë nuk do të lejohen të hyjnë në Kosovë.

Në rrjetin social facebook, Pacolli ka shkruar se ministri i Brendshëm, Stefanoviq dhe drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq nuk kanë lejë të qëndrojnë në Kosovë.

Ai ka paralajmëruar zyrtarët serbë se nëse tentojnë të hyjnë në shtetin e Kosovës, do të arrestohen.

“Nebojsha Stefanoviq ka pasur leje por i është revokuar ndërsa Marko Gjuriq nuk ka leje deri më sot. Pra për të hyrë sot në Kosovë nuk kanë leje asnjëri prej tyre. Nëse ministrat serb futen në territorin e Kosovës ata do të arrestohen!”, ka shkruar Pacolli në facebook.

Lajmi.net qysh mbrëmë ka raportuar se zyrtarëve serbë iu është refuzuar kërkesa për të hyrë në Kosovë.

Qindra pjesëtarë të ROSU-s janë aktualisht në Mitrovicën e Veriut, nga ku po e përcjellin situatën.

Policia me anë të një komunikate ka bërë të ditur se do ta zbatojë vendimin e qeverisë, duke i ndaluar ministrat serbë në kufi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img