-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Shpend Ahmeti i del krah Edi Ramës për taksën në Rrugën e Kombit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar rreth çmimit prej pesë eurosh të vendosur nga Qeveria e Shqipërisë për një drejtim, për këdo që kalon me veturë nëpër Rrugën e Kombit.

Ahmeti, i cili javë më parë u largua nga Lëvizja Vetëvendosje, i ka dalë krah kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Nëpërmjet një “cicërime” në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, në internet, Ahmeti e ka arsyetuar vendimin e marrë nga qeveria e Ramës.

“Në Politika Publike autostradat konsiderohen të Mira Gjysëm Publike”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.

“Dikush duhet të paguajë mirëbajtjen, ose të gjithë përmes taksave, ose vetëm ata që e përdorin përmes pagesës”, ka vlerësuar ai.

“Çmimi shumë lehtë kuptohet se a është i lartë bazuar në shpenzimet e mirëmbajtjes”, ka thënë Ahmeti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img