-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Mbyllet për qarkullim rruga Mitrovicë-Bajgorë, nuk dihet kur bëhet e qarkullueshme (Foto)

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka deklaruar se nesër do të bëhet e ditur se kur do të jetë e qarkullueshme rruga Mitrovicë-Bajgorë.

Lekaj ka thënë se situata është duke u monitoruar dhe është vendosur që të ndërpritet qarkulli për automjete në këtë rrugë pas rrëshqitjeve masive të gurëve dhe dheut, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu Ministri Pal Lekaj ka bërë të ditur se kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të asaj pjese dhe gjithë atyre që frekuentojnë këtë rrugë.

Ky është postimi i plotë:

Probleme të përsëritura me rrugën R – 129, Mitrovicë – Bajgorë

Pas sugjerimeve nga përgjegjësit që po e monitorojnë situatën, kemi vendosur që të ndërpritet qarkullimi për automjete në këtë rrugë.

Në rrugën R129 (Mitrovicë – Bajgorë), lokacionin Stan – Tërg, ka patur rrëshqitje të masivëve të gurëve dhe dheut, për siguri në komunikacion kemi vendosur që rruga të bllokohet sonte gjatë gjithë natës dhe nesër gjatë paraditës. Kompania e mirëmbajtjes do të dërgojë mjetet e duhura që masivet e gurëve dhe të dheut që përbëjnë rrezik të vazhdueshëm për shembje të provojë t’i neutralizojë.

Nesër (e hënë, 26 mars) opinioni do të njoftohet me kohë kur do të bëhet e qarkullueshme rruga Mitrovicë – Bajgore.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve të asaj pjesë, por edhe të gjithëve që e frekuentojnë atë rrugë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img