5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ministri i Infrasturkturës, Lekaj: Taksa për ausotradat e Kosovës do të jete e arsyeshme

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i cili vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërin e Kosovës (AAK), ka treguar se a do të ketë taksë edhe për autostradën e Kosovës. Në një intervistë për “Telegrafin”, Lekaj ka thënë çmimi do të jetë i arsyeshëm për qytetarët.

“Sa i përket tarifës së pagesës për shfrytëzimin e autostradave, presim një raport matjeje për numrin e automjeteve që qarkullojnë dhe për kushtet tjera që duhet të plotësohen për të arritur një çmim, i cili do të jetë i arsyeshëm për qytetarët. Do të shikohet edhe mundësia e koncesionimit të taksës rrugore, kjo me kushtin që mirëmbajtja e rrugëve të bëhet nga koncesionuesi. Ne jemi të interesuar që sa ma parë t’i definojmë gjërat sa i përket autostradave, edhe për pagesat në rrugë, por edhe për funksionalizimin e vendeve të parapara për pushimore në brezin rrugor”, ka thënë Lekaj.

Mediat në Shqipëri raportojnë se nga dita e sotme pritet që çdo automjet i cili do kalojë në Rrugën e Kombit të bëjë pagesën nga 5 deri në 10 euro vajtje-ardhje.

Mësohet se taksa do të paguar në hyrje të tunelit të Kalimashit. Ndërkaq, në bazë të analizave të ekspertëve, nëse autostrada realizon minimumin e trafikut për një aks të këtij niveli, 7 mijë makina në ditë, siguron një të ardhur vjetore rreth 13 milion euro, pa llogaritur tarifat e larta ndaj automjeteve të rënda.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img