5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Rruga e Kombit nga sot me pagesë, shpërthen në akuza Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër për iniciativën e qeverisë, që mori jetë ditën e sotme, për bërjen me pagesë të rrugës së Kombit.

Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, Berisha thotë se Shqipëria nga rruga e ‘Kombit’ fiton 300 milionë euro të ardhura në vit, dhe sipas tij, fare mirë një pjesë e këtyre lekëve mund të përdoreshin për mirëmbajtjen e saj.

Por, kryeministri Edi Rama, vazhdon me tej Berisha, zgjodhi një rrugë tjetër, atë të taksimit të shqiptarëve me 5 deri në 10 euro.

Për ish-kryeministrin Berisha, rruga e cila u bë gjatë qeverisjes së tij, vendimi i Ramës është një turp kombëtar.

“Sot filloi taksa “Edvin”, 5 deri e 10 euro ne rrugen e Kombit!

Duke filluar nga sot, çdo automjet qe do kaloje ne rrugen e Kombit do paguaje taksen “Edvin”; 5 deri ne 10 euro!

Shqiperia nga Rruga e Kombit siguron mbi 300 milione euro te ardhura ne vit. Ne vend qe nje perqindje e tyre te perdoren per mirembajtjen e saj, Edvin Kristaq Rama takson shqiptaret pse udhetojne tek njeri tjetri! Turpi i Kombit! Sb”. –shkruan Berisha.

Duke filluar nga ditë e sotme, çdo automjet që kalon në rrugën e Kombit do të taksohet nga 5 deri në 10 euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img