Kombëtarja e Brazilit ka fituar me rezultat të pastër midis Rusisë, duke e mundur atë me rezultat 3-0.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, madje me raste skuadra e Rusisë u tregua shumë më e mirë dhe lehtë ka mundur që të kalojë në epërsi.
Por, pjesa e dytë i takoi Brazilit.
I pari shënoi Miranda në minutën e 53’të të takimit.
Goli i dytë dhe i tretë u shënuan renda 5 minutave.
Fillimisht ishte Coutinho nga penalltia që realizoi në minutën e 61’të, kurse katër minuta më vonë shënoi edhe lojtari tjetër i Barcelonës, Paulinho.
Kjo ndeshje ishte miqësore por ishte shumë e rëndësishme pasi që Rusia është nikoqire e Botërorit të sivjetmë që mbahet në verë, kurse Brazili, si zakonisht konsiderohet favorit për ta fituar Kupën e Botës.