Zëvendëskancelari Sigmar Gabriel u ka treguar gishtin e mesën neo-nazistëve.
Megjithatë publiku e ka përshëndetur gjestin e tij.
Incidenti ka ndodhur të premten ndërsa pamja ku shihet Gabriel duke treguar gishtin e mesëm është publikuar tek mbrëmë, raporton Asociated Press.
Në pamje shihen me dhjetëra të djathtë që mbajnë pankarta me të cilat akuzojnë kancelaren gjermane Angela Merkel se ka “tradhtuar racën e tyre” dhe falënderojnë babain e ndjerë të Gabrielit që ishte nazist.
Gabriel, së pari qeshi me demonstruesit e ku më pastaj u tregoi atyre gishtin e mesëm.
Derisa në rrjete sociale disa kanë dënuar gjestin e tij, shumë e kanë falënderuar derisa njëri shfrytëzuar në Facebook ka komentuar: “Do të doja që këtë ta pëlqej shumë herë”.