-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

SHBA: Përdorimi i bazës iraniane nga Rusia, gjë “fatkeqe por jo befasuese”

Shtetet e Bashkuara thonë se përdorimi i një baze ajrore iraniane nga ana e Rusisë për të ndërmarrë sulme ajrore në Siri është gjë “fatkeqe, por jo befasuese”.
Zëdhënësi i Deparamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, tha mbrëmë në Uashington, se përdorimi i bazës ajrore Hamadan në Iran, definitivisht nuk do ta parandaloj Uashingtonin nga bashkëpunimi me Moskën në zgjidhjen e krizës humanitare në Alepo ose në luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), në Siri.
Por, ai theksoi se zyrtarët amerikanë “ende nuk janë atje” në marrëveshjen për bashkëpunim me Kremlinin dhe i ka përmendur bombardimet e vazhdueshme të Rusisë kundër forcave të moderuara opozitare të Sirisë, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e vet.
Zëdhënësi i ushtrisë amerikane, Chris Garver, tha se Uashingtoni ishte informaur paraprakisht për bombardimet ruse, ashtu siç parashihet me marrëveshjen reciproke për sigurinë e fluturimeve dhe se kjo “nuk ka implikime në operacionet e koalicionit as në Irak e as në Siri”.
Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha dje se sulmet ishin kryer me aeroplanë luftarakë rusë të tipit, Tu-22M3 dhe Sukhoi-34.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img