Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, priti në takim udhëheqësin e KfW-së të Divizionit të Sektorit Financiar dhe Zhvillimit Ekonomik për Evropën Juglindore dhe Turqi Markus Aschendorf.
Në takim Mehmeti e informoi Aschendorf lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe lidhur me treguesit e shëndetit financiar.
Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti falënderoi përfaqësuesin e KfW-së për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës, përmes projekteve të ndryshme që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të vendit, e veçanërisht për kontributin e tyre ndaj Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive, me rastin e shtimit të kapitalit për 7.45 milionë euro, prej të cilave 5.45 milionë euro për dritaren e posaçme të dedikuar për sektorin e agrikulturës.
Udhëheqësi i Divizionit të Sektorit Financiar dhe Zhvillimit Ekonomik për Evropën Juglindore dhe Turqi Markus Aschendorf falënderoi Mehmeti për pritjen dhe përgëzoi Mehmetin për të arriturat e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht për performancën e sistemit financiar.
Aschendorf shprehu përkushtimin e institucionit për përkrahje të mëtejme në zhvillimin ekonomik të Kosovës përmes projekteve të ndryshme, e posaçërisht në përkrahje të sektorit të agrikulturës dhe bizneseve të reja”.