Gabriel Batistuta do të jetë në Olimpico për të parë ndeshjen mes Romës dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Kjo është hera e parë që legjenda argjentinase do të jetë në stadiumin romak pas 15 vitesh dhe shpreson në një fitore të ish-skuadrës së tij.
“Rikthimi në Olimpico është shumë emocionues. Është hera e parë dhe jam kureshtar të shikoj se si ndihem”, ka thënë Batigol për Gazzetta dello Sport.
“Roma? Ata gjithmonë kanë qenë në mesin e skuadrave të mëdha, por i ka munguar diçka”.
“Skuadra po luan mirë nën Di Francescon dhe arsyeja e vetme që Roma nuk ka fituar tituj është Juve, ata i kanë të gjitha”.
“Barcelona? Roma mund ta bëjë, ata mund të triumfojnë ndaj çdo skuadre në çerekfinale”, shtuar Batistota.
Sulmuesi i njohur italian në të kaluarën ka luajtur edhe për Interin e Fiorentinan.
https://youtu.be/gEZVLzp0oss