Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili u zbulua se udhëtoi drejt SHBA’ve tinëz bashkë me vajzën e tij, për takime me zyrtarë amerikanë në lidhje me Kosovën i është përgjigjur ish-shefit të diplomacisë serbe Vuk Jeremiq i cili ia zbuloi këtë udhëtim.
Vuçiq e ka goditur Jeremiqin për shkak të rastit të Kosovës në Gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë e cila kishte vendosur në favor të shpalljes së pavarësisë së Kosovës edhe për shkak të formulimit jo të duhur nga ana e Serbisë. Jeremiq ishte identifikuar me këtë dështim të Serbisë në vitin 2010.
“Ne e kemi mbytur veten me vendimet tona. Do t’ia kisha shkul vetes tash flokët për shkak të Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë. Po qeshin me ne shqipytarët për këtë, po qeshin ndërkombëtarët. Mbrëmë në një darkë të rëndësishme me përfaqësues të një shteti perëndimor 5 herë këtë ma kanë përmendur. E unë si kokëtrashë e nxora Marrëveshjen e Kumanovës dhe Rezolutën 1244 dhe u thashë eja ta zgjidhim këtë kontest ndërmjet nesh dhe jush, duam ta zgjidhim kontestin me shqiptarët” ka thënë Vuçiq pa e pwrmendur Jeremiqin.
Ndryshe Vuçiq duke folur me tej për këtë vizitë në televizonin publik serb ka thënë se nuk është i kënaqur me rezultatet e vizitës në SHBA pasi sipas tij askush atje nuk ka dashur të diskutojë se kujt i përket territori i Kosovës.
Ai po ashtu duke përmendur takimet me Thaçin i cili po ashtu ndodhet në SHBA ka thënë se me Thaçin asnjëherë nuk është takuar pa prani ndërkombëtare, por nuk ka mohur që kjo të ketë ndodhur në Amerikë.