Pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, të shumta kanë qenë komentet në drejtim të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Është pikërisht Donika Gërvalla, vajza e Jusuf Gërvallës e cila shprehu mospajtimin e saj ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili mundësoj kalimin e kësaj marrëveshje.
Gërvalla madje nuk kursej as fjalët fyese në drejtim të Haradinajt.
Lidhur me këtë ka reaguar zv/ministri i Ministrisë së FSK-së, Burim Ramadani, i cili ka thënë se përdorimi i gjuhës së ulët nga Gërvalla është kulmi i paturpësisë.
Postimi i plotë:
Gjuha e ulët dhe ofenduese ndaj Kryeministrit Haradinaj e një zonje, të cilën partia e vet e pati larguar zvarrë, është kulmi i paturpësisë dhe hipokrizisë.