1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Ja kënd e favorizon për Botëror Ronaldo – origjinali

Legjenda e Brazilit, Ronaldo, beson se Neymar do të jetë plotësisht i gatshëm për të udhëhequr një “ekip shumë të fortë” këtë verë në Kupën e Botës në Rusi.

Seleçao fitoi trofeun e fundit botëror në vitin 2002 kur Ronaldo shënonte dy herë në fitoren 2-0 në takimin final kundër Gjermanisë. Shpresat e tyre janë shumë të larta këtë herë sepse kryesuan grupin me 10 pikë diferencë në kualifikueset e Amerikës së Jugut duke pësuar vetëm 1 humbje në 18 ndeshje.

Sidoqoftë, ata kanë marrë një goditje, pikërisht ylli i tyre Neymar është duke punuar që të jetë i gatshëm pas operacionit që kreu në këmbën e djathtë. Lojtari më i shtrenjtë në histori vuan nga një dëmtim që e ka pësuar në muajin shkurt kur luante një ndeshje kampionati për PSG-në, ndërsa i duhen jo më pak se tre muaj që të bëhet gati për të luajtur.

“Në Kupën e Botës, kushdo e di shumë mirë se është një turne shumë i vështirë”, tha Ronaldo në “Omnisport”. “Unë mendoj se Brazili është përmirësuar në 1 vite e gjysmë pas ndërrimit të trajnerit. Ne kemi një ekip shumë të fortë për Kupën e Botës”.

“Dëmtimi i Neymar është një problem i madh për ne, por mendoj se ai do të rikuperohet shumë shpejtë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Kupës së Botës. Por, siç e thashë, është një turne shumë i vështirë. Ne kemi shum ekipe të mira”.

Ronaldo, i cili ka fituar dy Botërorë, gjithashtu beson se Anglia është një nga skuadrat më të mira që mund të përballet me Brazilin në këtë kompeticion. “Mendoj se Gjermania është gjithashtu e fortë, Spanja, Anglia, Franca, Argjentina me Lionel Messi-n, janë të vështira për t’i mundur, kështu që është e vështirë të fitosh Kupën e Botës. Por, ne do të shohim një Botëror të bukur. Shpresoj që Brazili të fitojë sërish.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img