Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasratifikimit të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, ka postuar një urim në rrjetin social Facebook me anë së cilës e quan si votë të vonuar, por kuptimplotë.
Postimi i Ramës:
“Super. Vota për demarkacionin një votë e vonuar, por kuptimplotë për Kosovën si shtet që dëshmon seriozitet në angazhimet e veta. Tani Bashkimi Europian t’i përmbahet pa vonesë angazhimit të vet: Liri lëvizjeje pa viza në Europë për qytetarët e Kosovës“, ka shkruar Rama.