“Kemi kaluar çaste jo shumë të lehta. Urime për të gjithë”, është shprehur Veseli.
Ai ka thënë se Kosova tash i kthehet normalitetit. Veseli po ashtu ka deklaruar se vendin e presin edhe shumë sfida të tjera përpara.
Kreu i Kuvendit ka thënë se beson se para fundit të këtij viti, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Shengen.