3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Matoshi i vlerëson të moderuar të larguarit nga VV, u kërkon ta votojnë demarkacionin

Shefi i Zyrës për Informim në Qeverinë e Kosovës, Halil Matoshi ka vazhduar thirrjet ndaj deputetëve që ta votojnë demarkacionin.

Ai sot u ka bërë thirrje Grupit të Pavarur të Deputetëve që ta votojnë demarkacionin, në seancën e cila mbahet në ora 11:00.

Matoshi i ka quajtur krahu i moderuar 12 deputetët e larguar nga Vetëvendosje, duke thënë se ata nuk kanë asnjë arsye për mos ta votuar demarkacionin.

Postimi i  plotë i tij:

Krahu i moderuar që u shkëput nga Lëvizja Vetëvendosje, Ymeri, Molliqaj, Sejdiu, Gorani etj. nuk e kanë asnjë arsye sot, as morale dhe as ideologjije, për të mos e votu demarkacionin. Ku grupim politik (deputetë të pavarur) duhet ta justifikojë para qytetarëve daljen nga organizata e Albin Kurtit, me sjellje të përgjegjshme dhe profil politik qytetar!

Nëse mbetët peng i ideologjisë revolucionare dhe “Jo” – së ndaj të gjitha proceseve që po kalon vendi, atëherë ky grup deputetësh që nesër mund të bëhet parti politike, do të vuaj i eklipsuar nga organizata amë dhe nuk do të ketë ofertë politike për qytetarët, por do të mbetët kopje e zbehtë e Lëvizjes!

Vota për demarkacionin i nxjerr ata nga mistika dhe konspiracioni, në rrafshin e realpolitikës! I mgrit ata mbi interesat partikulare dhe individuale dhe i rreshton në mbrojtje të Republikës!

Jepni krahë Kosovës!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img