3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: PDK unanimisht e voton demarkacionin

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se partia që ai përfaqëson është pro marrëveshjes dhe do ta votojnë të gjithë.

Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës janë traumatizuar për 3 vite rresht dhe kanë mbetur pa viza.

“Çështje që e kemi për shqyrtim, është diskutuar në tri vitet e fundit. Në këtë kuvend kemi bërë skena që nuk iu kanë dashur Kosovës. Sot tri vite më vonë, ne besojmë që kanë pushuar ato arsye për ta votuar demarkacionin. Gati tri vite pas nënshkrimit të marrëveshjes për demarkimin e kufirit Kosovë-Mali i Zi, jemi mbledhur për t’i dhënë drejtim kësaj pune, që është shndërruar në traumë kolektive dhe kanë mbetur qytetarët tonë si vrima e fundit që nuk mund të lëviz në Shengen. T’i kemi interesat e qytetarëve, e jo politikat ditore që dikush mendon që mund t’i sjell votë. Ne unanimisht do të votojmë për demarkacionin me Malin e Zi dhe ftojmë të gjithë ta bëjnë të njëjtën”, ka thene Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img