Grupi i deputetëve të dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, tanimë edhe zyrtarisht është ndarë nga Grupi Parlamentarë i kësaj partie.
Ky grup ka dorëzuar para pak minutash në administratën e Kuvendit të Kosovës, kërkesën për grup të ri parlamentarë.
Në bazë të kërkesës së dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës e të cilën e posedon Gazeta Blic, të 12 deputetët e nëshkruar, kanë kërkuar që grupi parlamentar të quhet “Grupi i Deputetëve të Pavarur- GDP”.
Ndërsa kërkesa është drejtuar në emër të Dardan Sejdiut i cili është caktuar edhe si kryesues i Grupit të ri parlamentar, shkruan Gazeta Blic.
Më poshtë kërkesa dhe nënshkrimet: