Skuadra e West Hamit ka dënuar ashpër disa tifozë të cilët hynë në fushë dhe hodhën fishekzjarrë gjatë lojës kundër Burnleyt.
Sipas gazetarit të njohur anglez, Kaveh Solhekol – klubi londinez ka dënuar tifozët, duke ia ndalur praninë në tribuna kur luan West Hami, si vendas ashtu edhe mysafirë për të gjithë jetën.
Reagimi i tifozëve ishte për shkak të rezultateve të dobëta të klubit londinez. “Hammers” në 30-xhiro në Premierligë ka grumbulluar vetëm 30 pikë dhe gjendet në pozitën e 16’të, duke rrezikuar rënien në Championship.