6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ismaili-Konjufcës: Sot nuk paguan 10 mijë euro për stentim, atë e bën në QKUK falas

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka pasur një polemikë me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Pas kritikave të Konjufcës, Ismaili ia ka kthyer atij duke thënë se sot ai, e askush tjetër nuk do të paguaj 10 mijë euro për stentim në Kardiologji, pasi që atë mund ta bëjë 24 orë në 7 ditë të javës në QKUK.

“Sot ti dhe askush tjetër nuk duhet të paguajnë 10 mijë euro operime në zemër, siç ka qenë deri më sot, atë e bën falas në QKUK. Kemi shtuar edhe shërbimin 24 orë në klinikën e Onkologjisë, ku kanceri trajtohet po ashtu 24 orë në shtatë ditë të javës”, ka thënë ai.

Më tej, Ismaili, ka sqaruar në Kuvendin e Kosovës edhe njëherë çështjen e rastit të vdekjeve në QKUK.

Ai ka thënë se ka ngritur këtë rast në instancat më të larta.

“Unë kam reaguar me të gjithë kapacitetet e mia për këtë çështje edhe pse ka qenë vetëm tri ditë pasi kam marrë detyrën. I kam dorëzuar të gjitha raportet për t’iu dhënë material sa më të kompletuar gjitha institucioneve përkatëse për këtë çështje”, ka thënë ministri Ismaili.

Më tej, ministri Ismaili ka thënë se një nga temat unifikuese në parlament duhet të jetë pikërisht shëndetësia, e jo ajo të përdoret vetëm kur duhet të goditet politikisht ndonjë ish ministër apo ndonjë ministër.

“Shëndetësia duhet të jetë temë unifikuese në këtë parlament, jo të përdoret për qëllime politike sipas nevojave. Sot qytetarët e Kosovës jetojnë 10 vjet më pak se qytetarët e tjerë në Evropë. Sot paguajmë më shumë se secili qytetarë në rajon për shërbime shëndetësore”, ka shpjeguar Ismaili.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img