Ish-kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj atyre që, sipas tij, po e quajnë “i sëmurë psikik”, duke thënë se ndihet shëndoshë e mirë.
Po ju vë në dijeni se ‘sëmundja psikike’ nuk po më hiqet dot as sot kur jam kundër:
*Asociacionit/ Zajednicës;
* Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi;
* Qeverisjes së keqe e të zhytur në krim e korrupsion;
* Nepotizmit në punësim e mënyrës së sjelljes së “shefave” si dhe gjuhës banale e fyese që ata flasin;
* Se si ata e përdorin shtetin dhe resurset e tij sikurse të ishin vetë pronarët e Kosovës.
…
E pra, unë i “sëmuri psikik” do të jem gjithnjë:
– kundër rrënimit të vlerave kombëtare, historike;
– kundër rrënimit të vlerave të shoqërisë ku jetojmë;
– kundër klanit * PRONTO* 1, 2 etj., etj.
Unë vazhdoj të ndihem edhe më mirë, kur nuk i bindem askujt që i bën keq të sotmes dhe të nesërmes së popullit dhe vendit tim”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook./PrishtinaPress.eu